Mobi Casa

Kush e lavdëroj Adelina Ismailin?

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

​Adelina Ismaili u ka treguar fansave të saj sot në mëngjes një mesazh shumë të dashur dhe përkrahës që i është dedikuar. Ajo ka postuar një koment i cili kishte ardhur në një nga postimet e saj nga mësuesja e fëmijërisë Shpresa Ramadani.

“Adelina ishte yll edhe në kohën kur ishte nxënëse e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Ajo ishte një nxenëse e shkëlqyer, me sjellje shembullore.”-ka shkruar në një koment Shpresa Dhe R.Ramadani, mësuesja e Adelinës.

RCCOLA

Sipas këngëtares së famshme ky koment është komenti i muajit dhe ka falenderuar atë përzemërsisht.

Nuk kanë munguar komentet pozitive dhe pëlqimet pafund për këtë status, ku shumë fansa kanë pohuar fjalët e zysh Shpresës për Adelinën të cilën e kanë quajtur bukuroshen krenarinë e vendit të tyre.