Eko Higjiena

Kush duket më i vjetër se që është, mund të ketë problem me zemrën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pavarësisht nga faktorët tjerë, rreziku për t`u sëmurë nga zemra ishte më i madh te personat me më shumë shenja pleqërie.

“Të dukesh më plak se që je në të vërtetë, është një tregues për gjendjen jo të mirë të zemrës dhe me arterjet” mendon shkencëtarja nga Universiteti Kopenhagen, Anne Tybjaerg-Hansen. Ajo ka përfunduar një studim në të cilin konstaton lidhjet në mes të pamjes së jashtme të njeriut dhe rrezikut nga sëmundjet e zemrës.

Në studim janë përfshirë 11.000 danezë dhe daneze, të cilët, në fillim të studimit, në vitin 1976 kishin qenë në moshën së paku 40 vjeçare. Hulumtuesit atëbotë kishin regjistruar shenjat dalluese të fillimit të moshës së shtyrë të personave në fjalë, si rudhat etj. Në 35 vitet në vijim, 3400 nga pjesëmarrësit në eksperiment janë sëmurë nga zemra, 1700 kanë pësuan infarkt.

Hidromorava

Pavarësisht nga mosha e personave në fjalë dhe gjinia e tyre, ngarkesat familjare etj., rreziku për t`u sëmurë nga zemra ishte më i madh te ata/ato që kishin më shumë shenja pleqërie.

Kjo vlente më shumë në rastet si këto në vijim: te personat me pjesë të kokës tullace, me rudha në laprat e veshit dhe me njolla të verdha në sy. Kjo e fundit (njolla në sy) është paraqitur shumëfish e lidhur me vlerat e larta të kolesterinës në gjak, që është ndër faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe arterieve të gjakut.

Kathy Magliato, specialiste e zemrës në Qendrën kardiologjike në Santa Monica të Kalifornisë, në lidhje me këtë problematikë thotë: “mjekët duhet të shikojnë më mirë atë që duket në fytyrat e pacientëve. Ne jemi aq të fiksuar në matjen e shtypjes së gjakut dhe në dëgjimin e toneve të zemrës sa që i huqim fare faktorët aq të dukshëm të rrezikut, si pamja e pacientit”.(albinfo)