KKVITI

Kush duhet të ketë kujdes nga gripi?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gripi mund t’jua vështirësojë jetën të gjithëve, por sidomos disa njerëz duhet pasur kujdes nga gripi, pasi që për ta do të thotë disa ditë të shtrirë dhe të pafuqishëm.

Simptomat e gripit janë temperatura, kolla, dhimbjet e fytit, hunda e bllokuar, dhimbjet në trup, dhimbjet e kokës, ndjeshmëria ndaj dritës, lodhja, diarreja dhe të vjellja.

Megjithëse nga gripi mundet të vuajë secili person, disa persona janë më të rrezikuar nga shfaqja e komplikimeve të rënda, siç janë infeksioni i mushkërive apo bronkitisi: fëmijët më të rinj se pesë vjeç, sidomos fëmijët më të vegjël se dy vjeç, personat më të moshuar se 65 vjeç, shtatzënat.

UBT

Kujdes të shtuar duhet të kenë edhe personat e tjerë, që vuajnë nga astma, çrregullimet neurologjike në zhvillim (paraliza cerebrale, prapambetja mendore dhe ngjashëm), sëmundjet kronike të mushkërive, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e sistemit endokrin, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë, çrregullimet metabolike, mbipesha.

GRIPI MUND TË SHKAKTOJË KOMPLIKIME

Miliona njerëz në mbarë botën nuk janë të vetëdijshëm se vuajnë nga gjendje të caktuara shëndetësore. Për shembull, 1 nga 4 personat që vuajnë nga diabeti nuk e dinë këtë. Me rëndësi është ta kuptoni shëndetin tuaj, sepse vetëm kështu do ta dini çfarë paraqet rrezik për shëndetin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.