Eko Higjiena

Kush duhet ta stopojë shkatërrimin dhe degradimin mafioz të qytetit të Gjilanit?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ndërtimet e egra dhe të larta çdo ditë e më shumë po e shndërrojnë Gjilanin në një qytet gërmadhë. Prokuroria edhe pse ka nisur hetimet ndaj kësaj dukurie megjithatë ajo nuk është përgjegjëse për të ndaluar ndërtimet e larta. Kjo dukuri realisht llogaritet si krimi më i madh ekonomik që ka mundur t`i ndodhë Gjilanit, derisa Lutfi Haziri akoma po qëndron indiferent e inspektoni po hesht.

Qyteti i Gjilanit për tri vitet e fundit ka ndryshuar në mënyrë ekstreme duke e prishur hapësirën e saj urbanistike dhe duke u shndërruar në një qytet gërmadhë ku çdo kush mund të ndërtojë ku të dojë dhe si të dojë.

Kompanitë e mëdha që konsiderohen se janë të lidhura ngushtë me pushtetin nuk zgjedhin mjete e as metoda për ta shkatërruar Gjilanin dhe për të përfituar në emër të kësaj fatkeqësie.

Sipas burimeve tona Prokuroria e Gjilanit tashmë ka nisur hetime serioze kundër kësaj dukurie, por realisht Prokuroria nuk është përgjegjëse për të ndaluar ndërtimet e egra. Prokuroria ndjek penalisht vetëm përgjegjësit dhe ata që nuk e kanë zbatuar ligjin, që në këtë rast i bije të jetë inspeksioni komunal.

Mobi Casa

Inspeksioni komunal ka një kohë të gjatë që ndodhet në gjumë dhe në heshtje bashkë me Lutfi Hazirin, ët cilët kanë lejuar që ky krim të marrë përmasa shqetësuese.

Është shumë e paqartë heshtja e Lutfi Hazirit dhe injorimi që ai po i bënë këtij fenomeni. Qytetarët e shoqëria civile shprehen të habitur se si kreu i komunës po e neglizhon këtë dukuri. E derisa Luta të kthjellet qyteti i Gjilanit po merr formën e shëmtimit, derisa çdo intervenim i mëvonshëm është i pa efekt.

E keqja më e madhe është se në radhët e ndërtuesve të lart ka njerëz që janë të lidhur me pushtetin komunal dhe madje janë edhe pjesë e pushtetit. Shumë kompani që po tolerohen sipas burimeve tona janë edhe financues të partive politike. Ky fakt edhe hetimet e çfarëdoshme në këtë rrafsh i bënë më komplekse./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.