Fundamenti

Kush do të triumfojë në derbin e 39 ?

/ 3 minuta lexim

Të enjtën duke filluar nga ora 13:00, stadiumi i qytetit në Gjilan do të stërmbushet me dy ngjyra “bardhekaltër” e “kuqebardhë”, ngjyra që ju takojnë dy klubeve më të mira në futbollin e Kosovës, Dritës e Gjilanit.

Mëkati më i madh i këtij derbi është fusha e futbollit që as për së afërmi nuk i plotëson kushtet për tu zhvilluar një ndeshje e mos të flasim të zhvillohet një derbi ku pritet të jenë gjerë në 10 000.

Dy skuadrat nga qyteti i Gjilanit në ndeshjet kampionale pas luftës janë takuar 38 herë. Drita ka shënuar 14 fitore, Gjilani 12 fitore, ndërsa 12 derbi kanë përfunduar në barazim.

Drita është 3 herë kampione e Kosovës, në stinoret: 2002/03, 2017/18 dhe 2019-20, është fituese e Kupës së Kosovës 200001, ndërsa ka fituar edhe Superkupën e Kosovës në stinorin 2017/18.

Ndërsa, skuadra e Gjilanit në historikun e klubit ka fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës në stinorin 1999/2000. Ashtu me dekada të tërë edhe të ënjtën, derbi numër një në futbollin e Kosovës do të sjellë super emocione si në radhët e futbollistëve poashtu edhe në mes dy tifozëve më të mirë në vend, ‘Intelektualëve’ e ‘Skifterave’, të cilët janë bërë pjesë e familjeve tona.

Nuk ka dyshim se dy skuadrat, Drita e Gjilani, janë kundërshtarë të përbetuar gjatë 90 minutave të cilat shfaqin emocione të gëzimit e të lotit, por duhet lavdëruar tifozët e dy klubeve që nuk shkaktojnë incidente, dhe kjo është për tu lavdëruar me admirim duke dëshmuar se ky derbi është pjesë e familjes së qytetit të Gjilanit, ku çdo shikues në mënyrë të vet e përjeton humbjen e fitoren.

Hidromorava

Kur zhvillohet derbi qyteti të Gjilanit asgjë nuk frymon pasiqë ato janë orët e momentet e derbit. Derbi zhvillohet në tokën e derbit, ku këndohet, vallëzohet duke shndritur ngjyrat “bardhekaltër” e “kuqebardhë”.

Dy klubet kanë objektiva të njëjta fitoren dhe vetëm fitore, në këtë rast Gjilani qëndron më mirë se Drita. “Kuqebardhët” kanë 46 pike dhe janë dy pikë më pak se lideri Ballkani, ndërsa Drita ka mbledhur 41 pike, dhe ka 7 pikë më pak se kryesuesi.

Skuadra e Gjilanit në 2 ndeshjet para të këtij stinori ka arritur ta mposht Dritën. Në ndeshjen e pare të zhvilluar në Prishtinë, Gjilani kishte mposhtur Dritën me rezultat 0-2, ndërsa në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Gjilan, djelmoshat e Ismet Munishit kishin triumfuar me rezultat 1-0.

Skuadrat kanë bërë të gjitha përgatitjet që futbollistët e tyre të ënjtën të tregojnë potencialin e tyre në fushë për ti gëzuar tifozët e pafund me tri pikë të reja.

Stadiumit të qytetit në Gjilan do t’ja mësyjnë edhe shumë qytetarë të qyteteve të Kosovës për ta përjetuar këtë derbi, ndërsa dy klubet ju shprehin mirëseardhje në familjen e derbit e cila do të jep super emocione.

Ndeshjen derbi do ta drejton Dardan Qaka me ndihmësit e tij, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj e Gramos Shala, ndërsa vëzhgimin e kësaj ndeshje do ta bën Arton Tahiri, ndërsa delegat është Liridon Poroshtica./rajonipress/