ARKATANA

Kush do të festojë me mua, e paguaj mirë!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Oferta e pazakonshme e gruas së vetmuar ka ngjallur një valë të jashtëzakonshme solidarizimi, edhe jashtë Norvegjisë, ku jeton ajo

Plaka e vetmuar, norvegjezja 88 vjeçare, Reidun Synnøve Orest, thjesht, nuk donte më të festonte Krishtlindjet në vetmi. Bashkëshorti i kishte vdekur para 20 vitesh ndërsa pak më vonë edhe i biri dhe vëllai. Kështu, Reidun, familjarët e vetëm i kishte jashtë Evropës, prandaj detyrohej që të gjitha festat, edhe Krishtlindjen, t`i festojë e vetme.

Por, këtë vit, më saktë, nga fundi i nëntorit, ajo kishte vendosur t`i jipte fund vetmisë në festën e fundvitit. Plaka 88 vjeçe kishte marrë guximin dhe kishte bërë një shpallje në gazetën Aftenposten, ku kërkonte njerëz që do t`i bënin shoqëri për këtë festë.

Në shpallje ajo kishte nënvizuar edhe këtë: “paguaj mirë!”.

Mobi Casa

Oferta e pazakonshme e gruas së vetmuar kishte ngjallur një valë të jashtëzakonshme solidarizimi, dhe jo vetëm në Norvegji. Me qindra veta, mes të cilëve edhe nga Tajlanda e largët, i kishin ofruar asaj mikpritje për Krishtlindje.

Sigurisht, ofertuesit nuk pranojnë pagesë për këtë mikpritje, ata duan të kontribuojnë që askush të mos jetë i detyruar të festojë i vetmuar. Për këtë arsye madje është hapur edhe një faqe në facebook, të cilës i janë bashkuar mbi 3400 veta.

Në fund Reidun ka zgjedhur një vatër ku do të festonte. “Një familje e mirë, me dy fëmijë dhe me një qen, më kanë ftuar për festë”, ka thënë ajo për mediet norvegjeze.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.