Mobi Casa

Kush do të bëhet president vitin e ardhshëm, Thaçi a Mustafa

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Derisa opozita po kërkon me ngulm tërheqjen e Qeverisë nga nënshkrimet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe e demarkacionin me Malin e Zi, PDK-ja e LDK-ja po ndjehen komode në qeverisjen në koalicion.

E sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje, Hashim Thaçi do duhej të jetë kryetar i shtetit kur mandati të kalojë për presidenten aktuale, Atifete Jahjaga.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila udhëheq me Qeverinë nëpërmjet të parit të saj Isa Mustafa, e vlerësojnë të mundshëm ridizajnimin e Qeverisë, me ç’rast Mustafa mund të ndërronte vendet me Thaçin.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugva nuk mohon mundësinë që Isa Mustafa të bëhet president e Thaçi të kthehet në krye të ekzekutivit.
“Gjithçka është e mundur por nuk mund të komentoj për këtë çështje”, ka thënë Rugova për gazetën Tribuna.

Mobi Casa

Ndërkohë në PDK e kanë mohuar një gjë të tillë. Hashim Thaçi do të zgjidhet president më 2016, thonë në partinë e parë me vota në zgjedhjet e kaluara. Në PDK mohojnë se kryetari Hashim Thaçi mund të marrë postin e kryeministrit në një ridizajnim të mundshëm të koalicionit qeverisës.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë se nuk do të ketë ridizjanim të marrëveshjes.
“Ne kemi koalicionin dhe marrëveshja vazhdon. Njerëz që shpikin gjëra të tilla nuk kanë me çfarë të merren tjetër”, ka thënë Musmurati.

Edhe kryeministri Mustafa ka deklaruar se nuk do të ketë ridizajnim të marrëveshjes, dhe se ka thënë se partia e tij e përkrah të parin e PDK-së që të ngjitet në krye të shtetit. Disa deputetë të partisë së tij, si Vjosa Osmani, Adem Salihu, Arben Gashi e disa të tjerë janë deklaruar se nuk do ta votojnë Thaçin për president.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.