RCCOLA

Kush abuzon me alkoolin, jeton 20 vjet më pak

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pirja e alkoolit, nuk shërben për asgjë tjetër, veçse si një shkak për vdekjen e hershme. Këtë e thekson së fundmi, edhe një studim i kryer nga Universiteti i Greifsvaldit në Gjermani, drejtuar nga epidemiologu John Ulrich.

Sipas tij, është fakt se njerëzit e alkoolizuar vdesin rreth njëzet vjet më parë se mesatarja e popullsisë së përgjithshme.

Dhe ky përbën me të vërtetë një rezultat alarmant. Teksa shoqërohet edhe me shifra të tjera, tepër negative, si ajo e moshës mesatare rreth 60 vjeç për femrat që konsumojnë alkool, kundrejt asaj prej vetëm 58 vjeç, për meshkujt e tillë, njofton noa.

Uji Dea

“Asnjë nga personat që konsumon rregullisht alkool nuk e ka arritur moshën mesatare prej 82 vitesh për femrat dhe 77 për burrat,” citon studimi në fjalë.
“Pirja e alkoolit, ndihmon për të vënë në praktikë sjellje të tjera të rrezikshme të tilla si pirja e duhanit, duke na bërë mbipeshë apo obezë. Duhet ditur se alkooli është një produkt i rrezikshëm dhe konsumuar vetëm brenda kufijve të caktuar”, shton më tej ai.

Ndërkaq, studiuesi John Ulrich, pohon se femrat duket se gjithsesi, i përgjigjen më shpejt dhe me më shumë forcë sëmundjeve të lidhura me konsumin e alkoolit, se sa meshkujt.