Mobi Casa

Kusari, opozitës për dialogun: Të mundohesh të dëmtosh Qeverinë duke dëmtuar vendin, nuk është as mençuri dhe as patriotizëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se kritikat nga qarqe brenda dhe jashtë vendit për stagnim në procesin e dialogut, jo vetëm që po tregojnë mungesën e reflektimit në përvojën e deritashme të pasuksesshme në këtë proces, por edhe po synojnë të krijojnë bindjen e rreme se është Kosova ajo që nuk është konstruktive.

“Për ata brenda vendit, të mundohesh të dëmtosh Qeverinë duke dëmtuar vendin, nuk është as mençuri dhe as patriotizëm”.

“Për ata jashtë vendit, është Serbia ajo që aspak nuk qëndron në linjë me parimet e demokracisë dhe lirisë. Rasti i fundit i agresionit Rus ndaj Ukrainës, dhe rreshtimi i Serbisë krah Rusisë, është treguesi më i mirë i mungesës së çfarëdo vetëdije të Serbisë për demokraci, liri dhe integritet territorial të shteteve të pavarura”, ka shkruar Kusari Lila në Facebook.

Sipas saj guximi asnjëherë nuk është i barazvlefshëm me çmendurinë.

Mobi Casa

“Prandaj, nuk është guxim ngarendja për të dëmtuar integritetin e sovranitetin e vendit. Madje kjo që po theksohet si guxim është frika më e madhe”.

E para e deputetëve të LVV-së thotë se as ecja me çdo kusht përkundër dëmit që i bëhet vendit nuk është as progres e as alternativë ndaj stagnimit.

“Kombinimi i këtyre dy frazave ”guxim” dhe ”stagnim” në sensin e ngritjes së një urgjence për të nënshkruar me Serbinë përveçse ka qenë logjikë e negociimit të deritashëm është e rrezikshme dhe cënon pozicionin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar tutje Kusari-Lila./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.