HW

Kusari: Me ose pa tërheqjen e presidentes, Kushtetuesja e obliguar të specifikojë veprimet pas 8 gushtit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e pyetur se ç’ ndikim mund të ketë tërheqja e kërkesës së presidentes Osmani në Gjykatës Kushtetuese, në intervistë për Ekonomia Online, tha se me ose pa tërheqjen e presidentes, Gjykata Kushtetuese, prapë mbetet e obliguar të specifikojë veprimet pas 8 gushtit.

“Sa i përket ndikimit që mund ta ketë kjo në vendimin e gjykatës, mendoj se gjykata kushtetuese apriori, kërkesën, gjegjësisht vendimin për moratorium apo pauzë të takimeve të Kuvendit të Republikës çdo 48 orë që i kishim në afatin e kaluar deri më 26 korrik dhe tashmë ndalesën deri më 8 gusht e ka bërë në bazë të një veprimi ex officio, do të thotë që nuk janë nxitur nga kërkesa e presidentes apo partive politike, por me gjendjen e krijuar në vend dhe gjithashtu do të ketë nevojë për finalizim dhe dhënie të një epilogu të këtij procesi: çka pas 8 gushtit? Prandaj me ose pa tërheqjen e presidentes në raport me kërkesën e saj për sqarime nga Gjykata Kushtetuese, kjo gjykatë prapë mbetet e obliguar të specifikojë veprimet që duhet të pasojnë në shtet pas datës 8 gusht”, tha Kusari- Lila.

Eco Higjiena

Kusari-Lila tha se tërheqjen e kërkesës së Presidentes në Gjykatën Kushtetuese, ka shkaktuar pasiguri në raport me rregullin dhe rendin kushtetues në Republikën tonë.

“Sa i përket tërheqjes të kërkesës së presidentes për sqarim për aktgjykimin paraprak të gjykatës kushtetuese, ai është vendim i saj. Në cilësinë fillimisht të presidentes së vendit ka kërkuar sqarime me të drejtë, ndërsa sa i përket arsyetimit për shkak të gjyqtarit Llaban, ndoshta si prezantim para opinionit publik në Kosovë ka shkaktuar pasiguri në raport me rregullin dhe rendin kushtetues në Republikën tonë në raport me specifikat aktuale të përbërjes së gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese dhe vendimmarrjes së deritashme, prandaj unë besoj dhe shpresoj që ka pasur vlerësim më të thellë dhe me impaktin më afatgjatë sesa vetëm në raport me këtë trajtim të këtij sqarimi që ajo e ka kërkuar nga gjykata”, tha Kusari- Lila.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.