Mobi Casa

Kusari-Lila: Zgjedhjet në vjeshtë, Kadri Veseli e ka nis fushatën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e bindur se në vjeshtë do të ketë zgedhje dhe sipas saj tashmë fushatën e ka hapur kryetari I PDK-së, Kadri Veseli.

Ajo duke folur në RTK, ka thënë se kjo verë do të jetë e fundit për këtë legjislativ dhe ekzekutiv, dhe deputetet po presin që t’i bëjnë dy vjet e një ditë mandate në mënyrë që të shkohet në zgjedhje.

“Vjeshta do të jetë me zgjedhje të parakohshme, për këtë dje ka hapur fushatën kreu i PDK-së, Kadri Veseli, duke larguar nga detyra ata zyrtarë të kësaj partie që dyshohen dhe kanë aktakuza për korrupsion”, ka deklaruar Kusari-Lila.

UBT

Ajo ka thënë se Kuvend e Qeveri më të dobët Kosova nuk ka pasur deri me tash, dhe sipas saj sa më shumë që të zgjatet kjo qeveri aq më të mëdha do të jenë dëmet.

Kusari- Lila ka folur edhe për padinë që e ka fituar pjesërisht ndaj Ardian Gjinit për shpifje, duke thënë se do të apeloj vendimin dhe do të kërkojë që padinë ta fitojë komplet.

Sipas Kusari-Lilës qeverisja në Gjakovë është për keqardhje dhe shumë e dëmshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.