RCCOLA

Kusari-Lila: Veprimet e dhunshme në veri i bëjnë bandat e orkestruara

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Mimoza Kusari-Lila, kryetare e GP të LVV-së në Kuvendin e Kosovës, ka folur për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me masat e marra nga BE ndaj Kosovës, si dhe për qëndrimet e partive opozitare në vend karshi situatës të krijuar, veçmas tani, si dhe për situatën në veri të vendit.

Ajo, duke folur për aktivitetin e Kuvendit tha se opozita deklaroi se do të bojkotojë punën e institucioneve për shkak të masave të vëna nga krerët e BE-së në raport me ndihmën evropiane, teksa sqaroi se masat janë afatshkurta, por që ndërkohë po punohet maksimalisht të arrihet komunikimi dhe synimi mbi parimin e drejtë mbi të cilin duhet të vendosen masat jo ndaj Kosovës, por ndaj Serbisë.

Kusari- Lila më tej sqaroi se projektet për të cilat është trajtuar nga BE edhe nëse marrin vendim pozitiv deri te realizimi i tyre marrin kohë, ndërkohë që veprimi i opozitës, e cila tanimë është deklaruar për bojkotim të vendimeve të qeverisë, tha se do të ndiehen menjëherë.

“Ne si pushtet jeni të përcaktuar të vazhdojmë me punën tonë. Sot nuk është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, për shkak se nuk ishte prezent nënkryetari i LDK-së, që nuk ka qenë e paralajmëruar për mungesën e tij, ndërsa kryetari i GP të LDK-së deklaroi se do të vazhdojnë bojkotin derisa të njëjtën gjë e paralajmëroi edhe PDK dhe tashmë kuptohet se kjo ishte planifikuar që nga koha kur bojkotonin vendimit në kushtëzimin për buxhetin e komunave për vitin 2022. Tashmë po dihet se paska qenë e planifikuar që atëherë”, deklaroi Kusari-Lila, në magazinën informative “Lajmet e fundit”, në RTK.

Kusari-Lila: Sundimi i ligjit nuk ka kompromis e nuk ka të bëjë në baza etnike

Tutje, ajo shtoi se synimet e tyre për një lloj reforme që ata po synojnë të bëjnë janë sipërfaqësore, derisa shtoi se do të duhej që Kuvendi të kishte një unitet, që vendimet të votoheshin, të mos pengohej puna e mbarëvajtjes së Kuvendit, etj. “që Kosova të ishte unike në këtë rast, karshi kërkesave, të cilat kanë për synim mbajtjen e njëfarë stausquo-je në kuptimin e zhvillimeve në veri, sipas një dinamike shumë më të ngadalësuar”.

RCCOLA

“Sundimi i ligjit nuk ka kompromis”, nënvizoi ajo, duke shtuar se sundimi i ligjit nuk ka të bëjë në baza etnike, por për shtrirjen e saj.

“Në raport me veprimet në veri që nënkupton de-eskalimin e situatës atje, ndalimin e veprimeve të dhunshme, që, sikundër është parë, nuk është se kanë bërë institucionet e Kosovës, veprimet e dhunshme në veri bëjnë bandat e orkestruara dhe nuk e kemi vënë gishtin te qytetarët, sepse edhe ata janë në shënjestër të atyre bandave”, deklaroi Kusari Lila, derisa përmendi edhe hyrjen në brendi të territorit të forcave policore të Serbisë duke i rrëmbyer tre policë të Kosovës, për çka edhe ka reaguar e gjithë bota demokratike për lirimin e tyre pa kusht, ndërsa përkujtoi se asnjë masë ndaj Serbisë nuk është marrë.

“E në këto rrethana të targetohet Kosova pse synon të mbajë legjitimitetin e zgjedhjeve, përkundër që ka pasur 3 për qind dalje të popullatës atje në zgjedhje; pse synon të kërkojë që të ketë 20 për qind e qytetarëve të kenë nënshkrime për të kërkuar për të shpallur zgjedhje të reja, që kjo do të ishte një garanci që komuniteti serb do të marrë pjesë në zgjedhje atje”, deklaroi Kusari Lila.

Ndërkaq lidhur me thirrjen ambasadorit amerikan që kryetarët e zgjedhur në komunat e veriut të Kosovës, të kenë rol teknik, shefja e GP të LVV-së, tha se roli i kryetarit të komunës nuk parashihet me Kushtetutë rol tjetër përpos rol të të zgjedhurit, ndërsa rol teknik mund të ketë Qeveria nëse rrëzohet dhe luan funksionin e qeverisë në detyrë, pra nuk ka pasur ndonjë proces që do të definonte teknikalitetet e funksionimit të detyrës.

Kusari-Lila më tej mbi parimin e vënieve të masave nga BE shtroi pyetjen se mbi cilin parim janë vendosur ato, teksa shtoi se flitet me një terminologji që quhet de-eskalim, duke thënë se Kosova nuk merr hapa për de-eskalim./RTKlive