Eko Higjiena

Kusari-Lila: S’ekziston një konfirmim zyrtar i kërkesave apo kushteve për vizat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka folur mbi çështjen e liberalizimit të vizave dhe nëse ka kushte të tjera që do të mund të vendosen Kosovës.

Ajo tha se s’kanë ndonjë konfirmim zyrtar për kushtet që u përfolën, raporton Gazeta Express.

“Në momentin kur nuk ekziston një konfirmim zyrtar i kërkesave që janë për Kosovën apo kushteve teknike siç janë quajtur, unë kufizohem në dhënien e një përgjigje definitive në këtë fushë. Besoj që ky është një proces, ashtu siç është thënë shumë herë deri në këto momente tashmë është caktuar një datë kur vendet të cilat kanë propozuar ose kanë diskutuar për çështje që duan t’i ngrisin në raport për liberalizimin e vizave janë kërkuar që ato të dorëzohen me shkrim”, ka thënë Kusari-Lila në një konferencë për media.

ARKATANA

Ajo tha se beson që procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën e vet dhe pashmangshëm Kosova është në udhëtim njëdrejtimësh.

“Integrimi në Bashkimin Evropian për Republikën e Kosovës nuk ka alternativë dhe ky është qëndrimi ynë në të gjitha funksionet që i ushtrojmë qoftë në legjislativ apo ekzekutiv”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.