FIDANISHTJA

Kusari- Lila: Sektori privat bosht i zhvillimit ekonomik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja Mimoza Kusari – Lila mori pjesë në përfundimin e projektit “Mbështetja nga BE për Zhvillimin e Bizneseve në Kosovë përmes Programit për Rritjen e Ndërmarrjeve (EGP) dhe Shërbimeve këshilluese për Biznesin (BAS)”, ku foli për rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme.

Ministrja Kusari – Lila para një numri të madh të bizneseve pjesëmarrëse tha se “ballafaqohemi me sfida të shumta, por këto sfida adresohen vetëm kur jemi të hapur dhe i diskutojmë qartë, kur e dimë se ne mund të përparojmë si shoqëri vetëm kur kemi sektor privat, të cilët e bartin barrën e zhvillimit, barrën e punësimit mirëpo edhe kanë përfitime të cilat janë atraktive jo vetëm për bizneset kosovare por edhe për ato ndërkombëtare”.

Ndërsa, shefi i operacioneve të BE-së, Christof Stock tha se përmes këtij projekti është ngritur konkurrenca në treg. Ai shtoi se ka vizituar disa biznese që kanë qenë përfitues të këtij projekti dhe se implementimi i tyre ka qenë mbresëlënës.

UBT

Ky program 40 mujor kishte për qëllim promovimin e ndërmarrjeve, zhvillimin dhe avancimin si dhe punësimin më të madh përmes ndihmesës në përzgjedhjen e bizneseve të vogla dhe të mesme ku përfshihet edhe sektori i bujqësisë dhe zonat e pazhvilluara ekonomikisht. Brenda këtij programi janë implementuar 29 projekte të EGP, 79 projekte të BAS si dhe 10 aktivitete për zhvillimin e tregut dhe sektorëve të ndryshëm.

Në fund të ceremonisë përmbyllëse është prezantuar programi “Mbështetja e bizneseve të vogla”, prezantimi i përvojave nga përfituesit e BAS-it dhe EPG-së.

Në përmbyllje të projektit, sot, u prezantua edhe mundësia më e fuqishme e mbështetjes së sektorit privat nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.