UBT

Kusari-Lila: Plani franko-gjerman i pranuar, duhet të finalizohet me njohje reciproke

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se krerët e shtetit e kanë pranuar planin e franko-gjerman, teksa e konsideron si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Kusari-Lila, ka pasur kritika sa i përket mbarëvajtjes së dialogut ndër vite, ndërsa shpreson që saga e dialogut të përfundojë me njohje reciproke.Kusari-Lila thotë se plani franko-gjerman për Kosovën është një proces i cili duhet të finalizohet me njohje reciproke.

“Kryeministri edhe Presidentja tashmë janë deklaruar që ky plan ka paraqitur një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe ideja në këtë rast e Republikës së Kosovës është që është një proces i cili duhet domosdoshmërishtë të finalizohet me normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjellët, prandaj edhe Kosova ka shprehur gatishmërinë që të jetë pjesë aktive e negociatave në mënyrë që të realizohet ajo që është pritur për shumë vite”, thotë ajo.

UBT

Kusari Lila po ashtu tha se disa marrëveshje të arritura më herët kanë sjellje ngecje në procesin e dialogut, kësisoj, duhet të shikohen mundësit të tjera për modifikim të marrëveshjeve.

“Megjithatë një gjë është e pa evitueshme se rrethanat të cilat kanë sjellë arritja e marrëveshjeve të deritashme dhe nënshkrimi i tyre, disa prej atyre që janë vlerësu edhe që nuk kanë qenë në favore të Kosovës sjellin ngecje në proces, për arsye që tash më duhet në procedurë të zbatimit të shikohen mundësit brenda hapësirës së modifikimit. Ndërsa edhe procesi në kredibilitet ka pasur lëndime serioze deri në vitin 2019 dhe po shpresojmë që sa më parë që është e rëndësishme në veçanti për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës të arrihet marrëveshja për normalizim dhe Kosova të vazhdoj në rrugën e saj për integrimin Evropian”, u shpreh Kusari Lila për EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.