RCCOLA

Kusari-Lila për grevat: Po krijohet anarki, nuk mund të shantazhohemi

/ 1 minutë lexim

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila i ka quajtur shantazh grevat e mësimdhënësve, të cilët po kërkojnë paga më të larta për shkak të rritjeve të çmimeve.

Kusari-Lila ka thënë se Qeveria deri tani ka treguar interesim për t’i trajtuar kërkesat e grevistëve.

“Nuk është që s’ka pasur interesim nga qeveria, edhe ministrja Nagavci i ka pritur disa herë në takim dhe ka pasur përpjekje”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk mund të vazhdohet me greva të tilla.

Uji Dea

Ka thënë se po krijohet anarki.

“Po krijohet një sistem anarkie, që s’mund të vazhdojë më”, ka deklaruar ajo.

“Nuk mund të shantazhohemi dhe të mbahen fëmijët jashtë shkolle”, ka vazhduar Kusari-Lila në “DPT te Fidani”.

Për Gazetën Express, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se nesër kryeminsitri Albin Kurti do ta pres në zyrën e tij këshillin grevist, në një përpjekje të re për t’i dhënë fund grevës që ka hyrë në javën e tretë. /GazetaExpress