Mobi Casa

Kusari-Lila: Nuk kam folur me Radojiçiqin përpos kur Simiqi e lëshoi në interfon

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk ka folur pesë herë me Milan Radojiçiqin.

Ajo në DPT te Fidani të T7, ka thënë se le të publikohen ato përgjime, duke mohuar kategorikisht që ka folur.

”Nuk është e vërtetë, le t’i qet 4-5 herë, vetëm një është”, tha ajo.

Uji Dea

Për këtë herë, ajo tha se deputeti Simiq i Listës Serbe e lëshoi interfonin ku ka folur Radojçiqi.

E pyetur se pse hesht kur Simiqi i tha se “ka folur pesë herë me Radojçiqin”, Kusari-Lila, tha se nuk e di nëse kjo është çështje e edituar, apo monotoni nga biseda që ka pasur me Simiqin.

Ajo deklaroi se në përgjime dëgjohet edhe nxjerrja nga zyra e Simiqit. /Gazeta Express/