Fundamenti

Kusari-Lila nuk beson që Amerika ‘dënon’ me refuzime vizash

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Raportimet për anulime vizash dhe shtyrje vizitash për ministra e zyrtarë institucionalë të Qeverisë Kurti nga SHBA, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila nuk i konsideron alarmante.

Ajo ka thënë se shtyrjet e vizitave kanë ndodhur në kushte dakordimi.

Sipas saj, Kosovës dhe Serbisë po i vjen finalja, prandaj, ajo ka sugjeruar që zyrtarët do të duhej të ishin të angazhuar brenda vendit.

“Ka pasur dakordim për shtyrje vizitash. Jam e bindur që të gjithë kanë viza. Kjo ka ndodhur edhe më herët. Nuk e kisha parë si alarmante. Do ta kisha parë si moment që finalja më në fund po ndodh”, ka thënë Kusari-Lila në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

Uji Dea

Shefja e deputetëve të VV-së nuk beson që dënimi amerikan zbatohet në forma të këtilla.

“Nuk e besoj që dënimi mundet me u prezantu në këtë formë. Ka metoda dhe mënyra për me u trajtu mospajtimet. Asnjë nga këta ministra nuk besojnë që kanë probleme me SHBA, por bashkëpunojnë në projekte afatgjate”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk mund të pritet një situatë për Kosovën që të mos ketë fare mendim.

“Ne jemi një shtet që ekzistencën e ka si rrjedhojë e ndihmës nga SHBA. Situata dhe rrethanat që pritet që Kosova të mos ketë fare mendim, nuk do të ndodhin. Ka raste kur njeriu nuk pajtohet edhe me fëmijën e vet”, ka deklaruar Kusari-Lila. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.