Mobi Casa

Kusari-Lila: Nga LDK e AAK presim mbështetje për marrëveshjet ndërkombëtare, me PDK-në s’ja vlen të diskutohet

/ 3 minuta lexim

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka shpalosur detaje nga agjenda e Qeverisë për sesionin pranveror të Kuvendit. Kusari- Lila ka thënë se besojnë në mbështetjen e dy partive opozitare për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Ajo në një intervistë në emisionin “Këndi i Debatit” të Tëvë1 ka thënë se në bazë të informacioneve Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka konfirmuar votimin e mëtejshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ndërsa, Lidhja Demokratike nuk ka dhënë një vendim të prerë kundër, por që mund të ketë kushtëzime.

“Janë dy grupe parlamentare që kanë votuar në fund të sesionit të kaluar, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca. Aleanca me aq sa kam kuptuar drejt ka konfirmuar votimin e mëtutjeshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe ligjet e sigurisë që është një qëndrim parimor i tyre në raport me një sektor në veçanti për të cilën ata deklarohen. Ndërsa Lidhja Demokratike gjegjësisht, kryetari Grupit Parlamnetar i Lidhjes Demokratike pas mbledhjes së kryesisë deklaroi që ndoshta do të shohin ndërlidhjen apo kushtëzimin në një far formë me çështjen e funksionimit apo mosfunksionimit të Komisionit Hetimor Parlamentar por nuk e tha si qëndrim të prerë, andaj duhet ti kthehemi sërish bisedimeve”, ka thënë ajo.

Por ndryshe nga dy partitë e lart përmendura opozitare, LVV as nuk ka tentuar të bisedojë me Partinë Demokratike të Kosovës, pasi siç është shprehur Kusar- Lila diçka e tillë nuk ja vlen të bëhet.

Uji Dea

Si arsye ajo e ka determinuar opozitarizmin destruktiv të PDK-së.

“Me Partinë Demokratike thënë të drejtën nuk kemi bërë përpjekje dhe nuk mendoj se ja vlen, për arsye se qasjen si e kanë në projektuar opozitarizmin ka kaluar në destruktivitet total”, është shprehur ajo.

Shefja e LVV-së po ashtu ka dhënë detaje lidhur me agjendën e Qeverisë për sesionin e ri pranverorë.

“Sikur të kishim një takim të rregullt nesër në agjendë do të ishin 31 pika, që disa janë të bartura nga sesioni i kaluar disa ndërkohë që kanë kaluar procedurat dhe afatet e shqyrtimit si projekt ligje dhe kanë të bëjnë me azhurnimin e agjendës evropiane gjegjësisht me rishikimin e disa ligjeve të reja. Por gjithashtu janë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare që kanë mbetur dhe janë bartur prej sesionit të kaluar vjeshtor dhe disa të tjera që kanë ardhur e do të vijnë në vijim në Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar ajo.

Nesër Kuvendi i Kosovës e nis punën për sesionin pranverorë me një seancë të jashtëzakonshme për çmimet e energjisë të thirrur nga opozita.