Mobi Casa

Kusari-Lila: Nëse sonte s’ka marrëveshje për targat, nesër fillon faza e gjobitjes

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se nëse sonte në Bruksel nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë nesër do të nis shqiptimi i gjobave.

Kusari – Lila tha se uron që të ketë një marrëveshje që do të ndërlidhej edhe me një afat që tregon qartësi mbi procesin në tërësi e jo veç mbi temën në veçanti.

Uji Dea

“Ajo çka them unë është se nëse nuk arrihet një vendim tjetër, pra, vendimi tjetër është të fillohet me shqiptimin e gjobave financiare dhe siç e tha kryeministri, vendimi nuk parasheh konfiskim të tabelave e as të automjeteve por parasheh prezantim të gjobave për ata që mbajnë këto targa”, është shprehur Kusari – Lila në Klan Kosova.

Kujtojmë se kryenegociatori për dialog teknik, Besnik Bislimi, dhe homologu i tij serb, Petar Petkoviq, janë duke mbajtur një takim në Bruksel nën udhëheqjen e të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për sa i përket targave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.