UBT

Kusari-Lila: Në sesion pranveror të Kuvendit janë miratuar 87 ligje në të dy leximet dhe 18 marrëveshje ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka arritur të thyej rekordin e miratimit të ligjeve në sesionin pranveror.

Kusari-Lila përmes një konference për media tha se në këtë sesion janë miratuar gjithsej 87 ligje në të dy leximet.

Ajo po ashtu tha se Kuvendi i Kosovës një rekord të tillë e ka pasur në vitin 2008 kur është shpall Pavarësia e Kosovës dhe në vitin 2013 kur është përmbyll pavarësia e mbikëqyrur.

Hidromorava

“Kuvendi ka arritur të thyej rekordin e miratimit të ligjeve që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. me 87 ligje të miratuara në të dy leximet dhe 18 marrëveshje të arritura ndërkombëtare gjë që nënkupton dhe bashkimin e pozitës dhe të opozitës në miratimin e këtyre marrëveshjeve. Kuvendi i Kosovës një rekord të tillë e ka pasur në vitin 2008, kur është shpallur pavarësia e Kosovës dhe në vitin 2013 kur është përmbyll pavarësia e mbikëqyrur. Kemi ende shumë punë për të bërë për të rritur performancën dhe perceptimin e duhur të qytetarëve për punën e deputetes dhe deputetit”, ka thënë Kusari – Lila.

Ajo po ashtu tregoi dhe synimet e LVV-së për sesionin vjeshtor.

“Synimet tona në sesionin vjeshtor janë: dinamizmi i punës së mëtejshëm, përmbushja në afate optimale e agjendës legjislative, organizimi i sa më shumë dëgjimeve publike dhe rritjes së transparencës me qytetarët, trajtimi i sa më shumë çështjeve të adresuara nga qytetarët drejt kuvendit dhe grupit tonë parlamentar në veçanti. Përsosja e sistemit të institucioneve që raportojnë në kuvend dhe shtimi eksponencial i numrit të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve dhe të gjitha fushat”, tha Kusari-Lila. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.