ARKATANA

Kusari – Lila në Kongresin Amerika kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet që ende se kanë bërë një gjë të tillë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, e cila po merr pjesë në Forumin e liderëve parlamentarë në Kongresin Amerikan në Washington, ka foli për të arriturat dhe sfidat e shtetit të Kosovës, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të shteteve pjesëmarrëse që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin shtetin e ri demokratik të Evropës.

“Kosova është demokraci parlamentare për 18 vite dhe shtet i pavarur për 11 vite. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur gjashtë palë zgjedhje parlamentare dhe sfidat tona lidhur me procesin, por gradualisht kemi përparuar në organizimin e procesit zgjedhor. Sfida e Parlamentit të Kosovës janë mbajtja e fokusit në proceset zhvillimore dhe stabiliteti politik e avansimi demokratik. E kemi kuptuar se nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm pa demokraci të qëndrueshme”, tha Kusari-Lila.

Fundamenti

Deputetja Kusari – Lila në emër të delegacionit të Kosovës, falënderoi kongresistët David Price (Demokrat) dhe Vern Buchanan (Republikan) bashkëkryesuesit e programit për partneritet demokratik të Kongresit si dhe përfaqësuesit e USAID, NDI dhe IRI për ndihmën për zhvillimin e demokracisë në Kosovë.

Gjithashtu, deputetja Kusari – Lila, u bëri thirrje deputetëve të shteteve pjesëmarrëse që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin shtetin e ri demokratik të Evropës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.