UBT

Kusari-Lila: Marrëveshja nuk do të na zgjidhë krejt problemet me Serbinë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë që edhe në rast se nënshkruhet ndonjë marrëveshje me Serbinë, ajo nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve që i kemi me ta.

“Një gjë duhet ta kemi të qartë, ne nuk do ta zgjidhim komplet problemin me Serbinë në momentin që do të nënshkruhet marrëveshja. Pa marrë parasysh rrethanat ne do të vazhdojmë të kemi probleme me ata”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

“Çfarëdolloj marrëvëshje që mund të nënshkruhet në këtë periudhë kohore, e cila aludohet që duhet të bëhet brenda vitit, nuk mund t’i mbulojë të gjitha problemet që i kemi me Serbinë”.

Kusari-Lila ka thënë që në situatën në të cilën ndodhemi, fajtor nuk janë SHBA-të por problemi qëndron te politika e Kosovës.

Hidromorava

“Sikur ne t’i kemi parimet e qarta se cili do të jetë roli i partive politike në raport me dialogun, cilat janë kërkesat dhe platformat në raport me dialogun do të ishte më ndryshe. Presidenti Trump besoj që e ka dëshirën dhe vullnetin maksimalisht, që kjo çështje të përmbylllet, edhe pse ai s’ka kohë të merret në veçanti me Kosovën. Nuk mund ta ketë komplet idenë që në momentin e nënshkrimit përfundon çdo gjë”.

Sipas Kusari – Lilës, ndryshimet politike qe po ndodhin në Kosovë nuk i konvenojnë askujt më shumë se Serbisë.

“Zgjidhja është të vazhdohet kjo qeveri në detyrë, deri në momentin kur të krijohen kushtet për zgjedhje të cilat do të jenë me shumë gjasë në verë të këtij viti”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.