RCCOLA

Kusari-Lila: LDK-ja kritikon pa fakte

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për keqpërdorim të Fondit për Kuadro. Ka thënë se niveli i dëmit të shkaktuar llogaritet të kap shifrën afro një milion. Sipas kësaj partie mjetet e Fondit të trurit po u jepen edhe njerëzve që nuk e meritojnë.

Zyrtarë të kësaj partie në veçanti kanë hedhur kritika edhe ndaj Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ku sipas tyre ministrja Kusari –Lila ka shfrytëzuar pozitën si kryesuese e Komisionit të Fondit për Kuadro dhe ka shpërblyer bashkëpunëtorët nga Gjakova dhe AKR-ja. Mirëpo, këto kritika i ka hedhur poshtë ministrja Mimoza Kusari-Lila.

Fundamenti

Ajo në një intervistë për gazetën “Tribuna” ka deklaruar se kjo parti po kritikon pa asnjë fakt. Sipas saj, një parti serioze para se të bënte një deklaratë të tillë pompoze, do të merrte mundin të hulumtonte faktet dhe realitetin dhe sigurohej se i kanë informatat e drejta.

E para e MTI-së ka treguar se ky nga ky fond nuk marrin para vetëm punonjësit e saj, por ka sqaruar se shtesat nga fondi i marrin 200 punonjës të shtetit. Por, Kusari-Lila e ka pranuar se mjete nga ky fond nuk mund të marr çdokush. Kritere për përfitim nga fondi, sipas saj janë, pozita, shkollimi dhe rëndësia e postit.(Tribuna)