Uji Dea

Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me SHBA

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimosa Kusari-Lila, ka kritikuar deputetët të cilët po bojkotojnë pjesëmarrjen në procesin e votimit brenda Kuvendit.

Ajo tha se veprimet e tyre janë në kundërshtim të plotë me përgjegjësinë që e kanë marrë përmes votës së qytetarëve.

“Po e ripërsërisim disa herë që po vijmë për të votuar. Nëse kjo situatë vazhdon në një formë amullie të paqartë po tregon që mos pjesëmarrja në votim e tyre nuk përkon me pozicionin që kanë marrë. Nuk po votojmë për kryetare të Kuvendit, por për procedurë”, deklaroi Kusari-Lila, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve institucionale, përcjell Telegrafi.

Në vazhdim të fjalës së saj, Kusari-Lila u ndal edhe te raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i quajti “pakontestueshëm partnerin më strategjik” të vendit, si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen.

Mobi Casa

“ShBA-të mbeten pakontestueshëm partneri më strategjik i Kosovës si në të kaluarën ashtu dhe në të ardhmen. Aktualisht më shumë se kurrë, bashkëpunimi ynë është shumë i ngushtë në fushën e mbrojtjes, në veçanti. Sapo është kthyer ministri Maqedonci nga SHBA në fazën e tretë të transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, që tregon përkushtimin dhe angazhimin tonë në një partneritet të tillë”, u shpreh ajo.

Duke komentuar referencat e fundit ndaj një deklarate të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Kusari-Lila kritikoi mënyrën se si ajo po përdoret në debatin e brendshëm politik.

“Referenca që po i bëhet ri-përsëritjes së deklaratës së presidentit Trump, ku i referohet një marrëveshje në kohën e tij… Kjo çka po ndodh këtu është përgjegjësi e një klase politike të përbashkët dhe të përdorët një deklaratë e tillë në luftën e brendshme politike më duket paksa absurde”, përfundoi Kusari-Lila. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.