KKVITI

Kusari-Lila: Jo nuk shuhet AKR-ja

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pavarësisht rezultateve të 8 qershorit, AKR-ja nuk do të shuhet. Përkundrazi, ajo ka thënë se kjo parti do të vazhdojë të kontribuojë në shtetndërtimin e Kosovës dhe në forcimin e radhëve të saj.

Kusari-Lila ka bërë me dije se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, do të mblidhen strukturat për ta analizuar humbjen në këto zgjedhje, duke mos përjashtuar mundësinë e ndryshimeve brenda partisë.

Mobi Casa

Sipas saj, humbjes me 8 qershor i ka kontribuar angazhimi maksimal i zyrtarëve të AKR-së për forcimin e shtetit./Epoka e Re/.