FITORJA

Kusari-Lila: Hoti ashtu siç nuk e meritojë pozitën, shpejtë do ta humbasë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, dhe kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti, ka shkelur të gjitha zotimet e tij të mëhershme me marrëveshjen në Washington.

Kusari-Lila në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se në marrëveshjen e ShBAS-së, ka devijime të natyrës kushtetuese.

FITORJA

Ajo ka thënë se Hoti duhet të ballafaqohet më këtë, dhe ashtu siç nuk e ka merituar pozitën edhe shpejtë do ta humbasë.“Aty ka devijime të natyrës se as emri Kushtetues si Republikë e Kosovës nuk është në dokumentin nga njeriu që është nënshkruar, i cili pretendon ta udhëheqë shtetin. Ndërsa për koncesionet që janë bërë aty ka qenë e paimagjinueshme për shumicën prej nesh duke u bazuar edhe në deklarata e Hotit, para se të shkonte në Washington se do të bënte koncesione të tilla”.“Seancën ku ai raportoi për dialog në masë të madhe të gjithë atyre të cilët ai i pranoi dhe nënshkroi aty në një listë të zotimeve ai ka kundërshtuar fuqishëm se nuk do të ndodhë. Dhe tash duhet të ballafaqohet me të vërtetën e hidhur edhe në kuvendin e Kosovës, por duket se ashtu siç nuk e ka merituar pozitën ashtu do ta humbe shumë shpejt”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se përfshirja e Ujmanit në këtë marrëveshje është gjithashtu shkelje e Kushtetutës. Sipas saj, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës, nuk vjen nga zotimet në Washington. Kusari-Lila, ka thënë se kjo qeveri duhet të bie sa më shpejtë dhe të shkohet në zgjedhje.“Liqeni i Ujmanit është pasuri e Kosovës. Është liqen artificial i ndërtuar me kontribut të kosovarëve me një kredi e bankës ndërkombëtare për zhvillim.Futja e Ujmanit në një marrëveshje në të cilën parasheh fizibilitet për ndarje të resurseve të energjisë është shkelje e Kushtetutës dhe është një listë e zotimeve që nuk ka mundësi të realizohet”.“ Zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës nuk vjen nga zotimi që është bërë në Washington. Aty nuk ka asgjë specifike në raport me zhvillimet në Kosovë. Kjo qeveri është aq e paafte saqë nuk ka arritur ta kalojë asnjë ligj për Coronavirus. Në krejt çka është asocuar, kjo pako e rimëkëmbjes është 10 për qind e mjeteve të vetë kontributdhënësve. Prandaj krejt çka mund të presim është sa më shpejt shkarkimin e saj dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje”, ka thënë ajo, raporton Ekonomia Online.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.