UBT

Kusari -Lila e ka ndarë mendjen për zgjedhje, i pengon që deputetët po i çojnë në Kushtetuese ato që i konsiderojnë shkelje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se në rrethanat aktuale politike në Kosovë, zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza mbeten zgjedhjet e reja parlamentare.

Ajo vlerëson se situata e krijuar në Kuvend ka tejkaluar kuadrin normal institucional dhe nuk ka më hapësirë për kthim në funksionim të zakonshëm.

“Nëse do të kemi aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, megjithatë unë mendoj që në aspektin demokratik dhe të funksionimit institucional, zgjidhja e vetme nga situata aktuale janë zgjedhjet e reja parlamentare. Nuk e shoh të mundshme kthimin në normalitet pas gjithë kësaj bllokade”, ka deklaruar Kusari-Lila për IndeksOnline.

Ajo ka kritikuar qasjen e opozitës, e cila sipas saj, po shmang përgjegjësinë përmes kërkesave në Kushtetuese, në vend që të marrë përgjegjësinë përmes votës në Kuvend.

HW

“Deputetët e Kuvendit, në vend se të marrin përgjegjësinë me votë për obligimet që ju takojnë, vendosin të kërkojnë zgjidhje përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Andaj, në rrethana të tilla, më përmbajtësore do të ishte që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, në funksion të demokracisë dhe vullnetit të sovranit”, u shpreh ajo.

Sipas Kusari-Lilës, përveç dimensionit politik, edhe aspektet praktike e financiare e bëjnë të domosdoshme shkuarjen në zgjedhje.

Kusari- Lila tha se është evidente që qeveria nuk i ka numrat për të vazhduar dhe çdo përpjekje për bashkëpunim me partitë opozitare aktualisht duket e pamundur.

“Kjo është çështje që është subjekt për diskutim dhe vendimmarrje të partisë më të madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje. Është e qartë dhe evidente se numrat 61 për qeverinë nuk janë krijuar ende. Sa i përket bashkëpunimeve, ajo krejt do të varet nga pozicionet e subjekteve opozitare, por më e mira për qytetarët dhe për kredibilitetin e procesit është shkuarja në zgjedhje të reja”, ka thënë ajo

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.