Uji Dea

Kusari-Lila: Do të vazhdojmë me iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefja në detyrë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se do të vazhdojnë me iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

“Ne do të vazhdojmë me këtë iniciativë. Ky ligj nuk do ta përmbyllte Reformën Zgjedhore, sepse kjo vetëm do ta niste Reformën Zgjedhore por duke iu ofruar të drejtën e munguar për 20 vjet diasporës së Kosovës”.

“Kemi qenë dëshmitarë që kemi pasë 200 mijë votues të regjistruar, 100 mijë që kanë pasë proces të votimit dhe nga ato vota që janë nisur mbi 30 mijë janë hedhur poshtë. Nëse për dikë kjo nuk është një shifër alarmante mbi një të drejtë elementare e cila është e garantuar me Kushtetutë dhe ligje, atëherë nuk e dimë se çfarë mund të jetë më alarmante”, ka thënë Kusari-Lila.

Eco Higjiena

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka konsideruar “kontrabandim” dhe jo ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje, që me procedurë të përshpejtuar ta ndryshojë këtë ligj, para se të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës.

“Në radhë të parë, çdo ligj i miratuar në Kuvendin e Kosovës kërkon të plotësojë disa standarde minimale, që nënkupton përfshirjen e pozitës, opozitës, shoqërisë civile, por edhe partnerëve ndërkombëtarë. Në rastin konkret, po flasim për një ligj të rëndësisë kaq të veçantë, i cili, siç duket, më shumë shihet si kontrabandë sesa plotësim-ndryshim i një ligji”, ka thënë Miftaraj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.