ARKATANA

Kusari-Lila: Do të inicojmë Rezolutë për njohjen nga pesëshja e BE-së dhe anëtarësim në NATO

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka treguar për rezolutën të cilën do ta inicojnë për njohjen nga pesëshja e BE-së dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Kusari në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 se kjo rezolut do të tregojë se intervenimi i NATO’s në Kosovë, nuk është i njëjti si i Rusisë në Ukrainë, ashtu siç kishte pretenduar presidenti rus, Vladimir Putin.

“Ne si Kuvend i Republikës, si partia më e madhe në Kuvend, kemi inicu por do ta ofrojmë për të gjitha grupet parlamentare, një rezolut që planifikojmë të dënojmë në gjuhën më të ashpër të mundshme me argumente të cilat e vënë në pah edhe jo krahasueshmërinë e situatës në Ukrainë me atë në Kosovë siç synoi ta bëjë Putini, duke treguar se intervinimi i tij në Ukrainë është sikurse i Natos në Kosovë ndaj Serbisë. Nuk janë absolutisht të krahasueshme, NATO ka ndërhyrë për të ndalë një gjenocid”.

Ajo shtoi se Kuvendi i Kosovës duhet t’ua ritheksojë këtë për bashkësinë ndërkombëtare dhe të gjitha vendeve jonjohëse se ky konflikt nuk ka asnjë lidhshmëri me luftën në Kosovë.

ARKATANA

“Duhet të potencohet edhe kjo mungesë e çfarëdo lidhshmërie midis intervinimit rus në Ukrainë dhe intervenimit të NATO në Kosovë. Atje ekziston epilogu i cili e ka dënuar edhe Millosheviqin për krime të luftës, gjithashtu e kemi edhe një vendim të GJND për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

DMTH nuk janë fare të krahasueshme dhe duhet kuvendi i Kosovës ta rithekësojë këtë për Bashkësinë ndërkombëtare, duhet t’i dërgojë Ukrainës, të gjitha vendeve jonjohëse”, tha Kusari.

Deputetja shtoi se këtë rezolutë do t’ua dërgojnë edhe parlamenteve të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, duke u kërkuar atyre njohjen dhe mbështetjen për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.

“Kjo seancë mbahet më 3 mars. E kemi paraparë në draft materialin që do t’ju përcjellët grupeve materiale nesër, që ta kenë mundësinë ta plotësojnë, por gjithashtu që t’ua dërgojmë edhe parlamenteve te vendeve jo njohëse, të kërkojmë njohjen e Kosovës por gjithashtu edhe mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Gjithashtu procesin e integrimit ta kemi të ndarë nga Serbia, e cila me pozicionin e saj pro Rusisë ka treguar atë që ne e kemi ditë, por që e kanë pasur të maskuar, ku përfundimisht u definuan në cilën anë janë”, shtoi Kusari Lila.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.