ARKATANA

Kusari-Lila: Borrell na barazoi me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, ka demantuar deklarimin e Shefit të Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, kur tha se bisedimet e fundit në Bruksel dështuan pasi secila palë vuri parakushte.

Ajo tha se Kosova nuk vuri parakushte, vetëm kërkoi nënshkrim si bazë për zbatimin e marrëveshjes, shkruan Reporteri.net.

“Në fakt, Kosova nuk ka pasë parakushte. Kosova ka kërku me nënshkru marrëveshjen, për Kosovën është e rëndësishme procesi i integrimit.”

“Në aspektin e deklarimeve, zoti Borrell ka pasur gjithmonë këtë tendencën që me anu fajësinë gjithmonë kah Kosova. Nënshkrimi i marrëveshjes është bazë, nuk është parakusht”, tha ajo në ATV

Mobi Casa

Ndërsa parakushtet e Serbisë, Kusari-Lila i quajti flagrante.

“Serbia ka thënë që s’e pranon asnjëherë Kosovën si shtet të pavarur, që nuk pranon të ketë ulëse ne OKB, që nuk pranon çështjen e respektimit të integritetit territorial të Kosovës që është me të vërtetë flagrante, sidomos pas 24 shtatorit. Këto janë mosmundësitë e nënshkrimit të marrëveshjes”.

Ajo tha se Kosova ka ndërmarrë hapa shumë të rëndësishëm për komunitetet, më shumë se disa shtete tjera evropiane, për të pasur sukses dialogu.

“Ne si shoqëri, si shtet i ri kemi marrë obligime të cilat në aspektin edhe Kushtetutës edhe ligjeve kalojnë edhe vendet më të avancuara të Bashkimit Evropian në raport me të drejtat e komuniteteve. Tash është çështje e zbatimit dhe integrimit të plotë”, tha ajo.