RCCOLA

Kusari-Lila: 2012, vit i sukseseve të mëdha

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka implementuar objektivat e vitit 2012. Prej raportit e të bërit biznes, ri-strukturimit dhe organizimit funksional të MTI-së, përkrahjes së sektorit privat, e deri te përgatitjet për fillimin e procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, MTI ka vazhduar reformat strukturore, funksionale dhe të politikave.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila prezantoi sot të arriturat, sfidat si dhe objektivat e vitit 2013.

“Në vitin 2012, Kosova ka shënuar progres të ndjeshëm në Raportin e Bankës Botërore e të Bërit Biznes. Kosova ka përmirësuar treguesin e Fillimit të Biznesit për 44 vende në krahasim me vitin e kaluar. Treguesi për Lejet e Ndërtimit është përmirësuar për 33 vende, ndërkohë që përmirësimet më të mëdha janë bërë te Mbrojtja e Investitorëve, ku Kosova ka lëvizur pozitivisht për 76 vende. Qasja në Rrymë Elektrike është përmirësuar për 6 vende, Pagesa e Taksave për 4, Tregtia Ndërkufitare është përmirësuar për 9 vende, ndërsa Zbatimi i Kontratave për 1 vend”, tha ministrja Kusari-Lila.

Sipas saj, në vazhdën e reformës së administratës publike, është ri-dizajnuar struktura e re e funksionimit te Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, si dhe është hartuar rregullorja për funksionalizimin e kësaj strukture, e cila është miratuar nga Qeveria e Kosovës.

“Ndërkohë, me iniciativën e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE), të udhëhequr nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, janë iniciuar një sërë reformash të cilat kanë për qëllim përmirësimin e ambientit të biznesit, forcimin e sektorit privat, si dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike”, tha e para e MTI-së.

Departamenti i Tregtisë në MTI është duke i forcuar kapacitetet për të qenë i gatshëm të përballet me sfidat e reja nga procesi i Stabilizim Asociimit dhe negocimin e marrëveshjeve tregtare me vendet tjera. MTI ka filluar negocimin e Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë me Turqinë dhe ka identifikuar mallrat dhe shërbimet sensitive. Është përgatitur analiza që parasheh efektin ekonomik të Marrëveshjes së Tregut të Lirë me BE-në ndërkohë që janë shqyrtuar dhe zgjidhur raste të ndryshme të dëmtimit të tregut në Kosovë nga kompanitë e huaja dhe nga distributoret kosovarë.

UBT

Agjencia për Promovim të Investimeve në Kosovë ka organizuar 13 konferenca për investitorë të jashtëm në vitin 2012. Në këto konferenca kanë marrë pjesë mbi 500 investitorë të huaj potencial të interesuar për të investuar në Kosovë. MTI ka realizuar reklama me Kompaninë Mediale CNN për të promovuar turizmin vendor dhe promovimin e Kosovës si vend i përshtatshëm për investime.

Është finalizuar Plani i Veprimit të Strategjisë së zhvillimit të NVM-ve. AMNVM-ve, në mars, ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për 12 biznese të reja dhe 4 biznese ekzistuese për zgjerim për vendosje në Parkun e Biznesit në Drenas (PBD), gjithsej 16 biznese. Në bashkëpunim me MASHT-in dhe OECD-në është në përfundim hartimi i Strategjisë së Inovacioneve 2013-2017. MTI ka vendosur për krijimin e Zonës ekonomike “Parku i Biznesit në Mitrovicë.

MTI ka punuar në futjen e zyrave regjionale të inspektimit të tregut nën ombrellën e MTI-së. Inspektorati i Tregut ka përmirësuar bashkëpunimin me trupat për vlerësim të konformitetit për karburantet e lëngëta të naftës.

Me rregulloren e re të MTI-së, mbrojtja e konsumatorit është themeluar si njësi e veçantë. Ndërkaq, Zyra për të Drejtat e Pronësisë Industriale (ZPI), gjatë vitit 2012, përmes protokollit të ZPI-së ka pranuar 11,220 kërkesa të llojeve të ndryshme për objekte të pronës industriale.

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka vazhduar procesin e shkurtimit të procedurave, kohës së regjistrimit të biznesit dhe hapjen e qendrave të reja nëpër Kosovë. Departamenti i Turizmit ka vazhduar me licencimin e Agjencive Turistike dhe klasifikimin e objekteve hoteliere, ku janë licencuar 19 agjenci. Ndërkohë, Kosova tanimë ka për herë të parë rezervat e para shtetërore të grurit.(orainfo)