Hidromorava

Kurz: Vështirë e imagjinueshme shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, është shprehur kundër propozimit të shumë përfolur ditëve të fundit për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për të përditshmen boshnjake, “Avaz”, Kurz ka thënë se Austria përkrah progresin në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, mirëpo shkëmbimi i territoreve sipas tij nuk do të siguronte stabilitet në Ballkan, transmeton lajmi.net.

“Ne përkrahim çdo marrëveshje e cila është në të mirë të fuqizimit të bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit. Për sa kohë që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është në proces, i kam premtuar liderëve të të dy vendeve se Austria do të përkrah progresin në këtë drejtim”, ka thënë Kurz.

Tutje, Kurz ka shtuar se pas shumë viteve të konflikteve të armatosura, ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk do të ndikonte për të mirë në situatë e këtij regjioni.

ARKATANA

“Është vështirë e imagjinueshme shkëmbimi i territoreve, sepse pas shumë viteve të konfliktit të armatosur në Ballkan, ndryshimi i kufijve nuk do të kontribuonte në stabilitetin e regjionit”, përfundoi Kurz.

Kurz në këtë intervistë foli edhe për rëndësinë e regjionit të Ballkanit për Bashkimin Evropian, për të cilën tha se kjo temë do të jetë gjithnjë në fokusin e politikës së jashtme evropiane dhe në agjendat e diskutimit./Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.