ARKATANA

Kurz: Luftojeni korrupsionin, ndaleni dhunën!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, ka rikonfirmuar shkaktarët e dëmtimit të imazhit të Kosovës: korrupsionin, dhunën e opozitës, emigrimin ilegal dhe radikalizmin fetar.

Burokracia, korrupsioni, sundimi i ligjit dhe luftimi i islamit radikal do të mbesin sfidat kryesore për Kosovën, ku shteti i Austrisë pret që ato të luftohen seriozisht, derisa rikonfirmohet se Kosova ka një imazh që po e dëmton në vazhdimësi të ardhmen e saj. Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, ka numëruar stagnimet dhe pritshmëritë që shteti austriak ka ndaj Kosovës. “E para, çrrënjosja e burokracisë sepse kjo e bën më të lehtë për afaristët të jenë më aktivë dhe ta zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë.

ARKATANA

E dyta, është nevoja për ta luftuar korrupsionin sepse korrupsioni është kanceri i një shoqërie dhe hapi i tretë është sundimi i ligjit që përbën bazën e tërheqjes së investitorëve në Kosovë, në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik për vendin”, ka thënë Kurz për “Zërin”. Ndërkohë ka fajësuar edhe opozitën për prishjen e imazhit të Kosovës me veprimet e tyre që vazhdimisht paraqiten në mediet ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.