United Hospital

Kurz: Do të rikonfirmojmë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria e Austrisë është organizatore dhe mikpritëse e Samitit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të “Procesit të Berlinit”, të nisur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, vitin e kaluar.

Ky do të jetë samiti i dytë me radhë dhe është menduar që të tillë të ketë çdo vit për të ndihmuar bashkëpunimin rajonal, zhvillimin e infrastrukturës dhe përgatitjen e rajonit për integrim në BE në të ardhmen.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, flet për pritjet nga ky samit dhe shpreh mendimet e tij për krizën e refugjatëve që kanë kapluar Evropën, duke mos lënë pa goditur edhe vendet e Ballkanit.

Ai thotë se me gjithë sfidat e shumta e ardhmja evropiane e rajonit është ende gjallë, ndërsa problemet e hapura që kanë mbetur mes vendeve të rajonit janë ato që mund të paraqiten si pengesë në këtë rrugë, prandaj edhe duhet të adresohen sa më herët.

Uji Dea

Dhe pikërisht zgjidhja e problemeve të hapura bilaterale do të jetë njëra ndër temat e këtij samiti. Ministri Kurz thotë se “BE-ja nuk dëshiron të importojë asnjë konflikt të pazgjidhur dhe pikërisht për këtë kjo çështje do të jetë ndër temat që do të diskutohen në Vjenë” dhe shton se kriza e refugjatëve, lufta lundër ekstremizmit fetar do të jenë ndër temat e takimit po ashtu.

Sa i përket Kosovës dhe dialogut për liberalizimin e vizave, shefi i diplomacisë austriake thotë se ky dialog, i udhëhequr nga Komisioni Evropian, është duke vazhduar “në mënyrë të kënaqshme” dhe ai do të varet nga përparimi konkret dhe nga vlerësimi i rrezikut.

http://koha.net/?id=27&l=72203

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.