FITORJA

Kurtit s’i ngutet dialogu, Washingtoni kërkon të nisë menjëherë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti që doli i pari në zgjedhjet e gjashtë tetorit, si duket nuk do të pajtohet me Washingonin sa i përket rëndësisë që duhet t’i jepet zhbllokimit të dialogut Kosovë-Serbi. Derisa Kurti tha se dialogu nuk është në krye të listës së tij, Departamenti amerikan i shtetit po kërkon që ai të nisë sa më shpejtë, shkruan Gazeta Express.

Në deklaratën e parë pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, një zëdhënës i departamentit të shtetit tha se SHBA pret që udhëheqja e re të fillojë menjëherë bisedimet me Serbinë, për të gjetur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.

“Ne mirëpresim mundësinë të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”, tha një zëdhënës i departamentit të shtetit.

Për rëndësinë që ka përparimi në dialogun Kosovë-Serbi, diskutoi me Kurtin dje dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në vizitën që ky i fundit e pati në selinë qendrore të VV-së.

Mirëpo, Kurti si duket nuk po ngutet aq shumë sa i përket zgjidhjes së situatës me dialogun. Në një intervistë për AP, kreu i VV-së, tha se negociatat Prishtinë-Beograd nuk janë në krye të listës së tij.

Fundamenti

“Nuk mund të jetë në prioritetet kryesore në ditën e parë të punës sime si kryeministër”, deklaroi Albin Kurti.

I njëjti ndërkaq, sa i përket dialogut tha se qysh në javën e parë do të nis dialogun me serbët e Kosovë, duke paralajmëruar bisedime nga poshtë lartë.

“Sa i përket dialogut me Serbinë qysh në javën e parë si kryeministër unë do të filloj dialogun me serbët e Kosovës, dialog prej poshtë lart dhe përveç kësaj dialog për zhvillim e për integrim, jo për pajtim. S’më ka bërë gjë mu serbi nga Graçanica, pajtimi bëhet kur Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës edhe na i paguan dëmet e luftës nuk kemi pse pajtohemi me serbin e Graçanicës”, ka thënë Kurti.

Dialogu Kosovë-Serbi po qëndron pezull qysh prej kur në Kosovë qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj vendosi taksë 100 për qind për të gjitha produktet serbe e boshnjake./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.