Eko Higjiena

Kurtishi krahasohet me Lampardin e Vilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kalimi i Mensur Kurtishit te kampioni i Australisë, Brisbane Roar, si zëvendësues i Besart Berishës që ka ndërruar mjedis, ka zgjuar kërshëri të madhe në mediat dhe opinionin australian, të cilët presin që ky futbollist ta zëvendësojë denjësisht yllin prishtinas.

Trajneri i skuadrës, Mike Mulvey, e ka lavdëruar shumë Kurtishin, por edhe mediet, duke e krahasuar me Berishën.

“Ai është i lindur në Maqedoni, por është shqiptar, dhe jo vetëm kombësia, por edhe gjatësia (1.85 cm) dhe numri (7) janë gjërat e përbashkëta me Berishën”, kanë shkruar mediet e atjeshme.

Në A-League tani janë transferuar edhe dy yje të mëdha të futbollist botëror, Franck Lampard dhe David Vila. Andaj, mediat australiane thonë se Brisbane Roar nuk ka pse të frikësohet nga yjet e tillë, meqenëse tashmë e ka angazhuar Kurtishin.

UBT

“Nëse dikush mund të lavdërohet se në ekip e ka Franck Lampard apo David Vila ka edhe një Besart Berishë dhe kjo është filozofia që fshihet prapa klubit Brisbane Roar për ta sjellë Kurtishin”, theksojnë mediat.

Natyrisht se krahasimet me Besart Berishën dhe yjet tjerë e kanë kënaqur edhe vetë Mensur Kurtishin. “Më ka pëlqyer loja e Berishës, i cili jo vetëm që ka luajtur shumë mirë, por ka shënuar dhe shumë gola. Sa i përket angazhimit tim, unë tash jam lojtar i ri këtu dhe shpresoj që të bëjë të lumtur publikun e Brisbane”, ka deklaruar Kurtishi.

Trajneri i Brisbane Roar, Mike Mulvey, pëlqen lëvizjen e tij në Brisbane si dhe reagimin e tij të shpejt në lojë. “Ai ka një vetëdije me të vërtetë të mirë”, deklaron Mulvey.
Mensur Kurtishi javën e ardhshme do të kthehet në Maqedoni për t’u martuar me të fejuarën e tij, në një dasmë ku pritet të ftohen 400 mysafirë. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.