FITORJA

Kurti, Zhbogarit: EULEX-i s’ka qenë as i drejtë e as parimor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetarja Aida Dërguti, të hënën kanë pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar, i shoqëruar nga Blerta Bejtullahu, analiste politike.

Kurti ka thënë se Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, që nga fillimi nuk ka qenë as i drejtë e as parimor, ndërsa ka theksuar se duhet të jap llogari për paratë e shpenzuara të taksapaguesve evropianë.

“EULEX-i nuk ka qenë as i drejtë e as parimor që të sjellë drejtësi e rend dhe në kohën kur do të duhej të jap llogari për 1,5 miliardë euro të taksapaguesve evropianë të shpenzuara në këto gjashtë vjet del imponimi i Gjykatës së Veçantë për Kosovën pa e pasur njëherë një të tillë për Serbinë”, ka thënë Kurti në takim me Zhbogarin.

Mobi Casa

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për situatën dhe zhvillimet aktuale politike dhe socio-ekonomike në Kosovë dhe rajon. Gjatë diskutimit u bisedua edhe për rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik, që u tha se është një ndër prioritetet e Lëvizjes Vetëvendosje të shprehura edhe në Alternativën e saj Qeverisëse, transmeton koha.

Ndërkaq, gjatë një bisede që ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson pati me qytetarët në rrjetin social Twitter, kur u pyet se çfarë mendon për Vetëvendosjen tani, ajo tha se ka qëndrim të pandryshuar dhe theksoi se nëse ky subjekt politik ndryshon qëndrimin e konfrontimit fizik, ajo me gjithë qejf do takohej me ta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.