Mobi Casa

“Kurti zbaton agjendën e Moskës”, Haradinaj me deklarata të forta ndaj kryeministrit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Në një intervistë ekskluzive për Top Story në Top Channel, Ramush Haradinaj ka folur me tone të ashpra dhe ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka deklaruar se me veprimet që bën Kurti, i krijon hapësirë Serbisë që të rrezikojë territorin kosovar. Ai tha se Aleksandar Vuçiqit i intereson që në pushtet të jetë Kurti.

Haradinaj shkoi më tej kur tha se Albin Kurti po bën çdo gjë që të largojë aleatët e sigurisë nga Kosova dhe se burimi i agjendës së tij është në Moskë, dhe zbatohet nga ky i fundit.

“Ajo që i ka ndodh Kosovës është më e keqja që ka mundur t’i ndodhë. Ata që erdhën në pushtet duke e shfrytëzuar popullin jo duke i shërbyer, e vazhduan këtë logjikë dhe në pushtet. Çdo agjendë e vunë në shërbim të popullaritetit të tyre dhe jo të Kosovës.

Serbia e ka në doktrinë të vetën dhe interesimin ndaj serbëve të Kosovës, dhe këtë e kanë shpërndarë në të gjithë misionet e veta. Kanë dhe një hapësirë brenda institucioneve të tyre që e shfrytëzojnë dhe rusët”, ka thënë Haradinaj.

Mobi Casa

Ai ka shtuar se edhe pse Serbia është palë për anëtarësim në BE, etj, Rusia ka akses.

“Serbia do e kishte të pamundur të ndërmerrte çdo lloj veprimi, sikur Kosova të mos i bënte gabimet e veta. Ndihmën më të madhe Vuçiqit dhe palëve që duan të na rrezikojnë, ia jep Kurti dhe qeveria e tij, më veprimet dhe gabimet që ajo u krijon atyre argumente dhe hapësirë”, tha i pari i AAK-së.

Haradinaj tutje ka theksuar se Vuçiqit i intereson të mbajë Kurtin në pushtet në Prishtinë, sepse atij i arsyetohen veprimet, qofshin ato më të rrezikshmet.

“Ju e patë që nuk morën ndëshkimin e merituar për sulmin në Banjskë. Pra sjellja jonë i krijon hapësirë manovruese Vuçiqit, deri në mundësinë për të na rrezikuar prapë. Kurti ka agjendë, me kriju një hendek mes nesh dhe aleatëve të sigurisë. Nuk bëhet kjo pa agjendë. Ai shpik çështje të tilla që Kosova të largohet më shumë nga aleatët e sigurisë, që ta lërë pa përkrahje dhe t’ia bëjë më të lehtë Serbisë Kosovën. Këto janë strategji që mendoj se burimin e kanë në Moskë dhe i zbaton Kurti’, u shpreh ai. /TCH/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.