Kurti: “Zajednicën” e mundësuan “Zajednica” e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh deputet i Vetëvendosjes, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi për mbrojtjen që i ka bërë Isa Mustafës.
“Për qytetarët e Republikës, liria është pushtet. Për Thaçin, pushteti është liri. Vetëm duke qenë brenda pushtetit ai mbetet jashtë burgut. Nga kjo pozitë ai e pranoi Zajednicën me Serbinë. Dhe, u solidarizua me pronarin e rançit në Prapashticë. Zajednicën e Serbisë në Kosovë e mundëson Zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/


