Mobi Casa

Kurti: “Zajednica” ka vdekur

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili aktualisht po vuan masën e arrestit shtëpiak, të shqiptuar nga Gjykata Themelore, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ka vdekur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai në një intervistë për emisionin Interkativ të KTV-së, ka thënë se secili nga shtatë kapitujt e Marrëveshjes Mustafa-Vuçiq, e shkelë Kushtetutën.

Eco Higjiena

“Gjykata Kushtetuese e ka vrarë përfundimisht ‘Zajednicën'”, tha Kurti duke potencuar, se kryeministri Mustafa po përpiqet ta ringjallë “Zajednicën”.

Kurti tha se me 9 janar do të protestohet për rrëzimin e Qeverisë Mustafa-Thaçi.