UBT

Kurti: VV po dëshmon demokracinë e brendshme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar votimin për kryetar të partisë në Prishtinë. Me këtë rast, lideri i kësaj Lëvizje, Albin Kurti tha se Vetëvendosje me zgjedhjet e saj po dëshmon lirinë dhe demokracinë që ka për brenda.

I pyetur nëse është demokractë ketë vetëm një kandidat në garë për kryetar, Kurti tha se të gjithë kanë pasur mundësinë të kandidojnë sikurse kanë mundësinë të votojnë.

Ndërsa, nuk ka bërë të ditur se a ka votuar pro apo kundër kandidatit të vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Ndryshe, së bashku me Kurtin kanë votuar edhe Ilir Deda, Xhelal Sveqla e anëtarë tjerë të Vetëvendosjes.

Fundamenti

Sot do të votohet në Artanë, Besianë, Dardanë, Drenas, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Hani i Elezit, Kaçanik, Lipjan, Prishtinë, Shtërpcë, Skënderaj dhe Viti.

Kurse, nesër në Deçan, Gjakovë, Istog, Junik, Kastriot, Klinë, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec, Sharr, Shtime, Therandë dhe Vushtrri.

Votimi do të mbahet gjithashtu në datat 21 dhe 22 shkurt në gjashtë Qendra të mërgatës: Angli, Austri, Belgjikë, Gjermani, Norvegji dhe Zvicër.