Fundamenti

Kurti: Vizita e kancelarit gjerman ishte historike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur historike vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se me kënaqësi e ka pritur kancerlarin Scholz në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas tij, kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dy vende që kanë vlera të përbashkëta.

ARKATANA

“Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media”.

“Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.