UBT

Kurti: Vizat t`i vendosen Serbisë, jo Bosnjës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës vendosi regjim vizash për qytetarët e Bosnjë Hercegovinës. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, deklaroi se kjo masë është vendosur pasi Bosnja ka vepruar njëjtë me qytetarët e Republikës së Kosovës. Por Albin Kurti thotë se regjimi i vizave duhet t’i vendoset Serbisë e jo Bosnjës.

Lideri i Vetëvendosjes, njëherit kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti, thekson se ky vendim është i padrejtë.

“I kanë vënë regjim vizash Bosnjës, ndërkohë që këtë gjest nuk ia bëjnë Serbisë. Mendoj se me këtë sjellje Qeveria ka treguar dobësi, sepse ne e dijmë që Bosnja nuk po e njeh Kosovën për shkak të Serbisë dhe po i vë reciprocitetin Bosnjës dhe nuk po i vë Serbisë, kjo tregon mungesën e seriozitetit dhe dobësinë politike dhe diplomatike të shtetit tonë”, tha Kurti.

Ai theksoi se ata që e pësojnë më së shumti nga ky vendim i Qeverisë së Kosovës, janë qytetarët boshnjakë dhe kroatë që jetojnë në Republikën e Kosovës.

ARKATANA

“Së pari reciprocitet, viza, mosnjohje Serbisë, e mandej të tjerëve. Zëvendësimi i këtillë i Serbisë me Bosnjën, është shumë i padrejtë dhe i dëmshëm dhe mos të harrojmë se më së shumti e pësojnë qytetarët boshnjakë e kroatë, se serbët janë një e treta e popullsisë. Bosnja nuk po na njeh për shkak të Republikës Serbe, e Republika Serbe është aty për shkak të Beogradit”, shtoi Albin Kurti.

Ngjashëm me Kurtin mendon edhe deputeti i PDK-së, Hydajet Hyseni. Ai thekson se, sikur Kosova të vendoste masa të plota reciprociteti me Serbinë, normalizimi ndërmjet dy vendeve do të ishte shumë më i lehtë.

“Reciprociteti i marrëdhënieve mes shteteve është një parim elementar të cilin nuk mund ta kontestojmë, eventualisht mund të diskutojmë pse nuk e zbatojmë atë edhe në raport me shtete tjera. Personalisht i mbahem qëndrimit se po të kishim një qëndrim të tillë do të dukej në fillim, sikurse po e vështërsojmë apo ngurtësojmë procesin, por unë jam i bindur se do të lehtësohej procesi i normalizimit të përgjithshëm”, tha Hyseni.

Njëri nga arsyetimet e përmendura jozyrtarisht nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, se pse është vendosur regjim vizash për Bosnjën e jo për Serbinë, është se Serbia nuk aplikon regjim vizash për qytetarët e Republikës së Kosovës, andaj nuk mund të ndiqet masa e reciprocitetit me fqinjin tonë verior. ( RTK)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.