Fundamenti

Kurti: Viti i ka 52 javë, unë e takoj ambasadorin amerikan së paku 52 herë në vit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Albin Kurti në seancën plenare të kuvendit ka replikuar me deputetët e opozitës lidhur me projektin e gazit për Kosovën dhe aleancën me SHBA-në, raporton Gazeta Express.

“Së paku një herë në javë e takoj ambasadorin amerikan, nëse viti ka 52 javë, unë e takoj ambasadorin amerikan së paku 52 herë në vit, rregullisht jemi në kontakt për të gjitha temat.Nuk është as aleanca as partneriteti me SHBA-në e as ai i sigurisë kombëtare e as ai ekonomik e zhvillimor i varur për një pe, nuk qëndron partneriteti dhe aleanca jonë në pe që tash mund të shkëputet shumë shpejt prandaj unë ju lus të gjithëve që të keni më shumë besim në aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ky besim i juaji i ndihmon të gjithëve. Por s’mund të lëkundet një aleancë e tillë sepse tash veç është forcuar me qasjen tonë parimore dhe me planet tona afatmesme dhe afatgjata”, tha Kurti.

Mobi Casa

Tutje në fjalën e tij, ai tha se s’ka vend për frikë e panikë.

“Kur vepron sot për sot pasdite je i trembur, kur nuk ke plane dhe strategji trembesh, sepse je sot për sot pasdite o ta marrim këtë projekt se shkuam posht, nuk është ashtu. S’ka vend për frikë dhe panikë, prandaj ju lus të gjithëve që jo vetëm të jemi demokratë por edhe racionalë. Unë nuk besoj që kemi rrugë tjetër, është e vërtetë që qeveria është tjetër, por për atë s’kam ç’ju bëjë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.