FIDANISHTJA

Kurti: Viktimave të dhunës do t’u ofrohet ndihmë nga secili institucion

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në lansimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës, ku ka thënë se ky dokument do të përdoret nga të gjitha institucionet përgjegjëse për trajtimin e dhunës seksuale.

Kurti, gjithashtu, ka dhënë detaje për Protokollin e lansuar, duke thënë se tashmë viktimave të dhunës do t’u ofrohet ndihmë nga secili institucion që e kontaktojnë.Ky dokument, sipas Kurtit, nuk do ta lejojë papërgjegjësinë dhe hedhjen e fajit nga një institucion te tjetri, përkundrazi do të shmangen papërgjegjësitë dhe neglizhimet.

“Protokolli Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës është dokument pune për t’u përdorur nga të gjitha institucionet përgjegjëse për trajtimin e dhunës seksuale. Ky protokoll synon të qartësojë se viktima nuk ka rëndësi a kontakton së parë në emergjencë, denoncon rastin në polici, kontakton me mbrojtësin e viktimave, apo kërkon ndihmë në ndonjë qendër për gratë e dhunuara”, ka deklaruar Kurti.

Mobi Casa

“Nuk mund të lejohet papërgjegjësitë ku institucionet i hedhin fajet njëra-tjetrës për mosveprim, gjithashtu shmangin përgjegjësitë dhe neglizhojnë thirrjet e viktimave të dhunës. Pavarësisht, secili institucion merr informatën së pari për rastin, duhet të fillojë menjëherë trajtimin me profesionalizëm, dhe duhet të përmbushen të gjitha nevojat specifike të viktimave, nëpërmjet qasjes shumësektoriale e të koordinuara”, ka vijuar ai.

Kurti ka theksuar se në shumë raste viktimat e dhunës nuk e kanë marrë trajtimin e duhur, dhe sipas tij “dhunuesit e abuzuesit nuk e kanë marrë dënimin e duhur”.Kryeministri i ka përmendur edhe disa nga ndryshimet e parapara në Kodin Penal.“Në ndryshimet që kemi paraparë në Kodin Penal, janë këto do t’i ndalohet punësimi në institucione publike, do t’i ndalohet kandidimi në institucion lokal apo qendror, do t’i merret leja e vozitjes, trajtimi i lëndëve nuk do të zgjasë më shumë se një vit dhe emrat e dhunuesve do të publikohen në faqe të KGJK”, ka deklaruar ai.Kurti ka bërë thirrje për angazhim maksimal të të gjitha institucioneve për ta “çrrënjosur dhunën në baza gjinore”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.