UBT

Kurti: Viktimat e luftës meritojnë drejtësi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Para të pranishmëve, Kurti tha se nuk e kemi luksin që kësaj radhe të gabojmë.

“Nuk e kemi luksin të gabojmë kësaj radhe, nuk kemi mundësinë të eksperimentojmë e të dështojmë me eksperimentet tona, për këtë arsye është thelbësore që të bashkojmë forcat dhe të përkrahim njeri-tjetrin, të gjithë. Qëllimi i të gjithë neve është i përbashkët dhe ka të bëjë me institucionalizimin dhe me mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive”, u shpreh Kurti.

Kryeministri theksoi se paqja kërkon drejtësi por edhe rehabilitim. “Në Kosovë nuk ka ndodhur asnjëra dhe viktimat e luftës i meritojnë të dyja”, tha Kurti.

Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se dokumentimi luan rol kyç në krijimin e shoqërive të hapura dhe të drejta.

FIDANISHTJA

“Dokumentimi i krimeve të luftës ka ndihmuar në krijimin e kujtesës kolektive, në ndjekjen penale të autorëve të krimit, në identifikimin e viktimave…Këto janë masa praktike me të cilat trajtohet e kaluara”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja ka thënë iniciativa të tilla luajnë rol vendimtar për drejtësi.

Haxhiu shtoi se Kuvendi ka miratuar Amendamentin që ka për qëllim heqjen e pengesave për Prokurorinë Speciale që t’i adresojë krimet e luftës.

Ministrja shtoi se në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë do të ndahet buxhet për Prokurorinë Speciale që numri i prokurorëve special të rritet për katër prokurorë më shumë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.