UBT

Kurti: Vetëvendosje do ta bëjë Qeverinë – edhe me përkrahjen e deputetëve të PAN’it

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij është e vendosur që të formojë qeverinë, dhe se këtë po mendon ta bëjë me koalicionin LDK-AKR-Alternativa. “Vetëvendosje është e vendosur që të formojë qeverinë e re të Kosovës e bindur që Kuvendi i ri duhet të vijë me qeveri të re që s’mund të jetë nga regjimi i vjetër”, ka thënë Kurti në Klan Kosova.

“Ne i kemi dhënë prioritet këtij koalicionit LAA. LDK-ja hyri në pushtet në kushtet kur shteti ishte i kapur dhe ky shteti i kapur edhe e nxori nga qeveria”, është shprehur ai.

FIDANISHTJA

“Ne me koalicionin LAA do ta kishim një shumicë të konsoliduar shqiptare, por duke mos përjashtuar që të na bashkëngjiten edhe nga koalicioni PAN të cilët do të shkëputen pas dëshimti të tentimit të parë për ta formuar qeverinë”, ka thënë Kurti.

“Neve na presin bisedime me koalicionin LAA, do të fillojmë nga programi, nga temat e çështjet, jo nga emrat. Është rrafshi i bisedimeve për programon në fusha të caktuara, por së pari për çështjet e mëdha nacionale. Pozita e kryeministrit i takon subjektit dhe jo individit”, ka theksuar Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.