Kurti : Vetëm VV mund ta zbraz mafian dhe krimin në Gjilan

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lideri i VV Albin Kurti në hapjen zyrtare të fushatës duke prezantuar 38 kandidatë dhe kryetarin e këtij subjekti politik tha se vetëm VV është e interesuar dhe mund ta zbraz mafian dhe krimin në Gjilan. Kurti tha se të korruptuarit po bëhen bashkë dhe ne do t`i mposhtim të gjitha këto grupe sepse fitorja jonë është fitore për Gjilanin dhe qytetarët e saj tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje (VV) të premten ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në Gjilan. Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe Albin Kurti i cili duke prezantuar 38 kandidatë për asambleistë komunal dhe vet Ismajl Kurteshin tha se Gjilani gjithmonë ka qenë qytet i vlerave i cili ka dhënë patriot të shquar e të devotshëm.”Gjilani ka dhënë kontribut në të gjitha luftërat, por këto vlera të njerëzve të devotshëm të kombit u stërkeqen nga njerëzit e pushtetit pas luftës.”Me VV dhe Ismajl Kurteshin do të fitojë Gjilani dhe qytetarët e saj, andaj kemi shumë punë para fitores, por edhe pas fitores sepse ky pushtet dhe këta njerëz e kanë goditur gjithkund ndjenjën qytetare. Ne duhet të bëhemi bashkë që t`ia kthejmë dinjitetin Gjilanit, t`ia kthejmë zhvillimin ekonomik sepse këtu ka pasur shumë ndërtime e godina të mëdha që janë ndërtuar nga mafia ndërtimore e cila po shpërlanë para të krimit. I vetmi subjekt politikë që mund ta zbrazë krimin dhe mafian është VV” tha Kurti, raporton rajonipress.

Kurti ka kritikuar Qemajl Mustafën se ka zhytur në borxhe Gjilanin dhe se është i ngjashëm si Hashim Thaçi që promovon objekte e privatizon ndërmarrje.”Thaçi e privatizoi UÇK për ta privatizuar PTK, kurse Qemajl Mustafa po shet përmendore për të privatizuar hetele”.

Kurti tha se derisa Qemajl Mustafa donte të privatizonte çerdhen e fëmijëve “Integj”, ishin aktivistët e VV që e stopuan dhe e ndaluan edhe privatizimin e tregut të gjelbër.

Uji Dea

Kurti ka akuzuar edhe Lutfi Hazirin e LDK-së. “Luta e ka pranuar decentralizimin dhe gjymtimin e Gjilanit kurse po e zbaton Qemajl Mustafa, derisa Ismajl Kurteshi ishte kundër këtij procesi. Pra nuk e keni të vështirë të vendosni për kandidatët dhe vlerat” tha Kurti.

Kurti tha se Qemajl Mustafa e ka zhytur në borxhe të shumta komunën derisa ka premtuar 7000 vende të punës e nuk i ka punësuar as 3 veta. “Këta njerëz që ia kanë bërë jetën terr qytetarëve të Gjilanit nuk duhet të vijnë më në pushtet sepse programi ynë është program për Gjilanin. Aq keq ka qeverisur ky pushtet saqë nuk e vlen të flitet për ta. Ne kemi fituar në vitin 2010 sepse vota jonë është vjedhur, por kësaj rashe me çdo kusht do ta mbrojmë votën sepse fitorja në Gjilan është e domosdoshme dhe e pashmangshme” tha Kurti.

Ndërkaq Ismajl Kurteshi kandidat për kryetar të Gjilanit tha se me VV në pushtet do tu thuhet stop korrupsionit, nepotizmit, stop drekave e darkave duke e bërë shembull Gjilanin për një qytet të zhvilluar e pa krim e korrupsion.

Kurteshi duke akuzuar pushtetin aktual tha se Gjilani është shndërruar në një qytet të kafiterive, dhe në një qytet më të varfër në Kosovë, sepse me djersen e qytetarëve ky pushtet po blenë xhipa, po ndërton pallate, po shpenzon në darka e dreka.”Në Gjilan kriminaliteti është dukuri e përditshme kurse shkelja e ligjit është bërë kulturë për këta pushtetarë. Kjo kastë e mashtruesve duhet të hiqet nga Gjilani. Me VV do t`i thuhet stop krimit, stop dukurive negative. Me ne nuk do të ketë honorare, as dreka e darka për zyrtarët komunal. Nuk do të blejmë asnjë veturë për katër vitet e ardhshme” tha Kurteshi./rajonipress/