GRANDEMALL

Kurti: Vendimi i BQK-së për dinarin, i pavarur dhe i panegociueshëm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) janë të pavarura, dhe i tillë është edhe ai për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.

Kurti ka deklaruar se rregulloret dhe vendimet e BQK-së janë plotësisht në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Këto deklarata ai i ka bërë të mërkurën pasi ka bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Podujevë, ku nga gazetarët është pyetur në lidhje me kërkesat e ndërkombëtarëve për shtyrje të ekzekutimit të rregullores së BQK-së, sipas të cilës nga 1 shkurti në Kosovë të gjitha pagesat duhet të bëhen në euro dhe se kjo çështje është e panegociueshme.

“Vendimet BQK-së janë të pavarura dhe BQK-ja është institucion i pavarur. Rregulloret që ata i miratojnë janë krejtësisht në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Unë besoj se duhet ta lëmë të qetë BQK-në dhe Guvernatorin Ahmet Ismailin që ta bëjë punën e tij, ashtu siç e ka fituar besimin në Kuvendin e Republikës tonë”.

“Ai po bën punë shumë të mirë dhe ka shpjeguar qartë e saktë se në Kosovë e vetmja valutë e shkëmbimit dhe shit-blerjes është euroja. Ne nuk dëshirojmë që të ndëshkojmë askënd, por vetëm të sjellim ligjshmëri, kushtetutshmëri dhe rregullsi edhe në veriun e Kosovës dhe gjithandej ku ka serbë në Kosovë”, është shprehur kreu i ekzekutivit kosovar.

Mobi Casa

Ai tutje është shprehur se me masat e ndërmarra nga Qeveria, shumica dërrmuese e qytetarëve serbë në Kosovë kanë xhirollogari bankare të hapura në bankat e Kosovës.

E sipas tij edhe nëse nuk e kanë, edhe hapjen e një xhirollogarie por edhe mirëmbajtjen e saj do ta kenë falas.

“Pra, në katër komunat në veri të Kosovës janë katër degë të bankave dhe janë 15 institucione financiare jobankare, ku do të mund të dërgohen dërgesat e pagesat dhe ku do të mund të merren të gjitha ato në euro. Euroja është valutë që na vjen nga Bashkimi Evropian”.

“Ne nuk jemi duke i thënë askujt merre valutën lekë të Shqipërisë apo një valutë të re Dardan të Kosovës, por euron, euro si mjeti i vetëm i pagesës edhe i shitblerjes i përcaktuar në mënyrë të qartë në Republikën e Koosvës nuk është një çështje e negociueshme”, ka theksuar Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.